Juventusi i ofron 50 milionë euro për Zaniolon

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Juventusi mbetet i përkushtuar ta blejë asin e Romës, Nicolo Zaniolo, prandaj ia ka bërë Romës një ofertë në vlerë 50 milionë euro për shërbimet e tij.

E ardhmja e Zaniolos është përsëri në qendër të vëmendjes, për shkak se problemet financiare të Romës janë bërë të ditura.

Mediat italiane raportojnë se 21-vjeçari mbetet prioritet i bardhezinjve, duke e parë se ata e kanë ftohur interesimin për Sandro Tonalin e Brescias në javët e fundit.

Prandaj pritet që Juve të bëjë ofertë prej 50 milionë euro plus bonuse, e cila mund të pranohet nga Roma, pavarësisht se ajo i kërkon 60 milionë euro për të.

Por Juventusi mund të përballet me konkurrencë për shërbimet e tij, pasi Real Madridi ka shfaqur interesim për të, po ashtu.

Mesfushori sulmuesi italian sapo është kthyer nga lëndimi dhe duket plotësisht i riaftësuar.

Të ngjashme