Adrien Rabiot do të largohet në fund të këtij sezoni nga Juventusi.
Drejtuesit e klubit italian kanë vendosur ta shesin mesfushorin pasi nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se krerët e klubit janë duke kërkuar skuadër për francezin.
“Zonja e Vjetër” për ta liruar 25-vjeçarin po kërkojnë rreth 30 milionë euro.
Interesim për mesfushorin francez kanë shprehur skuadra si Barcelona, Manchester Unitedh dhe Manchester City.
Rabiot është pjesë e Juventusit që nga viti 2019, kur u transferua si futbollist i lirë nga PSG-ja.