Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për portierin e Përfaqësueses së Italisë, Gianluigi Donnarumma, raporton të premten “Gazzetta dello Sport”.
Mësohet se Juventusi e sheh Donnarumman si përforcim të duhur për edicionin e ardhshëm, pasi në fund të këtij edicioni po synon të bëjë ofertë zyrtare për transferimin e tij, transmeton Koha Ditore.
Te Juventusi, besojnë se me një ofertë prej 40 milionë eurosh dëmshpërblim mund të sigurojnë Donnarumman, i cili ka kontratë me Milanin deri në vitin 2021.
Donnarumma 20-vjeçar, vlerësohet ndër portierët më perspektivë në Serie A dhe me ekipin e parë të Milanit ka debutuar në edicionin 2015/16.
Ai tashmë ka mbi 170 ndeshje për Milanin kurse prej 2016 është pjesë e Italisë, duke regjistruar 15 paraqitje deri më tani.