Federico Chiesa është objektivi kryesor i Juventusit për repartin ofensivë.
Sulmuesi italian nuk u largua nga Fiorentina edhe përkundër ofertave të shumta në verë.
Juventus, Inter, Roma e Napoli ishin skuadrat e interesuara për të, por Fiorentina nuk lejoi largimin e tij.
Mediat italiane kanë raportuar se Zonja e Vjetër synon përsëri të transferojë Chiesan në afatin kalimtar të janarit.
Arseja është se trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri nuk i sheh Paulo Dybalan dhe Federico Bernardeschin të përshtatshëm si anësorë të sulmit në skemën 4-3-3.
22-vjeçari ka vazhduar shkëlqimin në Serie A me Fiorentinën edhe këtë edicion, gjë që ka forcuar interesimin e Juventusit për të.
Zonja e Vjetër është gati të shpenzojë rreth 60 milionë euro për transferimin e reprezentuesit italian në afatin kalimtar të janarit.