Juventusi me ofertë të re për yllin e Atalantas

Prishtinë | 08 Qer 2024 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Juventus është ë ende në garë për të arritur një marrëveshje me Atalantas për Teun Koopmeiners, dhe është i gatshëm të përfshijë edhe tre lojtarë për të ulur çmimin.

“Bardhezinjtë” kanë një kohë të gjatë që po e ‘shënjestron’ mesfushorin holandez, duke besuar se ai është lojtari ideal për projektin e Thiago Motta.

Juventusi ka qenë në bisedime me Atalantan për një kohë të gjatë tashmë, dhe veçse i ka përfshirë në ofertë edhe Dean Huijsen e Samuel Iling-Junior, në tentim për të ulur çmimin, mirëpo ende janë larg të arrijnë vlerën që Atalanta e ka caktuar në 70 milionë maksimumi.

Sipas “Tutto Sport”, “Zonja e Vjetër” tashmë është gati të fusë edhe lojtarin e tretë në marrëveshje, i cili është Moise Kean.

Gian Piero Gasperini është një admirues i sulmuesit italian, i cili dëshiron të largohet nga Turini, në mënyrë që të luajë futboll në Ligën e Kampionëve me klub tjetër.

Koopmeiners veç është pajtuar me kushtet e Juventusi, duke arritur akord për një kontratë me një pagë 4 milionë euro në sezon me bonuse.

Të ngjashme