Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit ofensiv te Parmas, Dejan Kulusevski. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.
Mësohet se Juventusi e sheh Kulusevskin si përforcim për të ardhmen dhe për transferimin e tij në verën e vitit tjetër, është i gatshëm të paguajë rreth tetë milionë euro dëmshpërblim.
Kulusevski këtë edicion është huazuar prej Atalantas te Parma, ekip që ka të drejtën e blerjes së tij për gjashtë milionë euro, transmeton Koha Ditore. 19-vjeçari, ka shënuar dy gola dhe ka asistuar pesë herë në 11 ndeshje të luajtura në Serie A deri më tani.
Kulusevski është pjesë e Përfaqësueses U-21 të Suedisë kurse krahas Juventusit, po kërkohet edhe nga Interi e Wolverhamptoni.