Juventusi nuk pret t’i kthehen lojtarët deri më 18 maj

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Juventusi nuk do të nxitohet për t’i thirrur lojtarët e vet që kanë shkuar në vendlindje në kthehem në Itali shkaku i krizës së koronavirusit, përkundër që është konfirmuar se stërvitjet individuale mund të rinisin qysh më 4 maj.

Kryeminsitri italian Giuseppe Conte lajmëroi më 26 prill se nga 4 maji e më tutje atletët profesionistë do të mundë të stërviten, por duke i ndjekur rregullat e distancimit social.

Përderisa ky rregull vlen për stërvitjet individuale, Ministri i Sportit Vincenza Spadafora shtoi se stërvitjet ekipore do të lejoheshin nga 18 maji, nëse arrihen kushtet e nevojshme.

Por, përkundër optimizmit për rinisjen e kampionatit të Serisë A, Juventusi nuk është duke u bërë presion lojtarëve të vet për t’u kthyer në Itali, pasi që shumë prej skuadrës kanë vendosur të vetizolohen nëpër vendlindjet e tyre e jo në Itali.

Shumica e klubeve të Serisë A – përveç Brescias – duan që nisja e stërvitjeve të bëhet para 18 majit dhe e shohin këtë si masë të pakuptimtë, pasi që lojtarët do të mundë të shkojnë të stërviten bashkë në parqe duke e mbajtur distancën prej dy metrave, kështu që mendojnë se e njëjta gjë do të duhej t’u lejohej edhe në kampe stërvitore.

Për ta komplikuar edhe më shumë këtë situatë, vetëm disa orë pas deklaratës së kryeministrit Conte, Ministri i Sportit Vincenzo Spadafora paralajmëroi se data 18 maj nuk është e shkruar në gur dhe mund të ndryshojë, përderisa të hënën tha se nuk ka garanci që sezoni do të rinisë.

Tani, Lega Serie A ka kthyer përgjigje dhe burimet nga liga kanë thënë për agjencinë e lajmeve ANSA se nëse ndeshjet nuk rinisin deri më 14 qershor, atëherë sezoni do të anulohet.

Të ngjashme