Juventusi është duke tentuar ta transferojë mesfushorin e PSG-së, Julian Draxler.
Mesfushori gjerman është në vitin e fundit të kontratës me klubin francez dhe gjatë verës do të jetë futbollist i lirë.
Drejtuesit e klubit italian janë duke e monitoruar situatën e lojtarit që ende nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.
Draxler këtë sezon ka zhvilluar 20 ndeshje duke shënuar tre gola dhe katër asistime.
Ai është pjesë e PSG-së, që nga viti 2017 kur u transferua nga Wolsburgu për 36 milionë euro.