Sipas La Gazzetta dello Sport, agjenti i Paulo Dybala do të fluturojë në Torino deri në fund të muajit për të diskutuar zgjatjen e kontratës së sulmuesit.
Dybala në kontratën e tij aktuale fiton prej 7.5 milionë euro por që skadon në vitin e ardhshëm, dhe Zonja e Vjetër është e gatshme t’i ofrojë atij një pagë më të lartë për ta bindur atë të qëndrojë në klub.
Argjentinasi tashmë refuzoi një ofertë prej 10 milionë euro në vit një vit më parë, por sipas Gazzeta dello Sport, ai është i gatshëm të pranojë një ofertë të ngjashme këtë herë, shkruan footballitalia.
Mediat italiane raportojnë se Juventusi do ta bëjë propozimin e ngjashëm në fund të muajit, kur agjenti i lojtarit Jorge Antun do të fluturojë në Torino për të takuar klubin.
Nuk ishte e qartë që Dybala do ta pranonte ofertën apo jo, por pas ardhjes së trajnerit të ri Massimiliano Allegri, i cili është shprehur i gatshëm t’i japë një atij një vend titullar në Allianz Stadium, si duket ka ndërruar mendje.