Juventusi e ka refuzuar ofertën e Barcelonës prej 73.5 milionë euro për qendërmbrojtësin holandez Matthijs de Ligt, shkruan “Daily Mail”.
Barcelona kishte tentuar ta transferonte De Ligtin qysh verën e vitit të kaluar, por Juventusi e fitoi garën për të. Mirëpo, De Ligt 20-vjeçar nuk ka arritur të shpërthejë te klubi i madh italian. Barcelona është duke bërë përpjekje për ta transferuar atë.