Juventusi ‘rrëshqet’ në shtëpi ndaj Sassuolos

Prishtinë | 01 Dhj 2019 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Juventusi nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Sassuolos në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Serie A.

Bianconerët nuk kanë arritur assesi të shënojnë fitore në shtëpi, pasi kanë hasur në rezistencë të madhe nga Sassuolo.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë nga të dyja skuadrat dhe të dyja arritën të shënojnë nga një gol.

Fillimisht ishin vendasit që kaluan në epërsinë me Leonardo Bonuccin (20′) për 1-0, ndërsa Jeremie Boga (23′) shënoi një gol të bukur për barazimin 1-1.

Në pjesën e dytë, Juventusi kishte diçka më shumë, por pa arritur të bëjë diferencën, pasi mysafirët shënuan të parët dhe Zonja e Vjetër barazoi.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 47-të me anë të Francesco Caputo, i cili shënoi për 1-2 falë edhe gafave nga Matthijs de Ligt dhe Gianlugi Buffon.

Juventusi arriti të kthehet në lojë në minutën e 68-të duke shënuar me anë të Cristiano Ronaldos nga penalltia për 2-2 dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Juve ka 36 pikë në vendin e parë apo dy më shumë se Interi i dyti me një ndeshje më pak, ndërsa Sassuolo zë vendin e 12-të me 14 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Bianconerët udhëtojnë te Lazio, ndërsa Sassuolo e pret në shtëpi Cagliarin.

https://youtu.be/kS9g0mVJQso

Të ngjashme