Shoqata italiane për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit, CODCONS, ka thënë se Juventusi mund të dëbohet në Serie B dhe t’i merren titujt e kampionit, për shkak të rastit të përfitimeve kapitale.
CODCONS është i lidhur me CONI-n, Komitetin Olimpik të Italisë, dhe presidenti i tij Marco Donzelli foli për hetimet ndaj Juventusit në lidhje me përfitimet kapitale, raporton Gazeta Express.
Juventusi po akuzohet se ka dhënë pasqyrime të rrejshme financiare dhe Donzelli zbuloi se bardhezinjtë mund të dënohen me dëbim në kategorinë e dytë të futbollit italian dhe me heqjen e titujve të fituara nën hijen e këtyre operacioneve që dyshohet të kenë qenë të jashtëligjshme.
“Nëse vërtetohet se Juventusi ka përfituar jashtëligjshëm përparësi ndaj rivalëve të vet me operacione të këtij lloji, atëherë federata dhe autoritetet e garave do të ndërhyjnë dhe do t’i dënojnë njerëzit përgjegjës”, tha Donzelli.
“As klubi nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit. Për këtë arsyeje dhe për t’i mbrojtur mijëra tifozë, ne do ta bëjmë një ankesë në Antitrust dhe në Zyrën e Prokurorit Federal për t’i kërkuar ta dëbojë Juventusin në Serie B dhe t’i heqë titujt e fundit në ligë që i ka fituar nën hijen e këtyre operacioneve ilegale”, shtoi ai.