Paulo Dybala mund të largohet nga Juventusi qysh në afatin kalimtar të janarit.
Sulmuesi argjentinas është duke kaluar sezonin e tij të gjashtë te Zonja e Vjetër, por e ardhmja e tij duket larg Torinos.
27-vjeçari ka luajtur në 13 takime, por duket jashtë formës pasi ka shënuar vetëm dy gola, një në kampionat dhe një tjetër në Ligën e Kampionëve.
Është gjiganti francez, Paris Saint Germain që po kërkon transferimin e argjentinasit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Calciomercato ka raportuar se parisienët kanë ofruar 80 milionë euro për ta transferuar Dybalan në ‘Parc de Princes’.
Kampioni në fuqi i Francës e sheh argjentinasit si pasuesin e Kylian Mbappes i cili pritet të largohet në verë.
Juventusi është tunduar mjaftë shumë nga oferta e parisienëve dhe po mendon seriozisht shitjen e lojtarit.
Gjithsesi për Dybalan interesim kanë shprehur edhe dy skuadrat e mëdha angleze, Manchester United dhe Arsenal.