Mohamed Salah është ëndrra e madhe e Juventusit, por transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë.
Sulmuesi egjiptian është futbollisti kryesor i Liverpoolit, por Juventusi prej kohësh po insiston për transferimin e tij.
Kampioni në fuqi i Italisë po përgatitë një plan për afrimin e Salah për edicionin 2021/2022.
Drejtuesit e Zonjës së Vjetër janë në dijeni se egjiptianin nuk mund ta marrin lehtë nga Liverpool dhe duan të dalin me ofertën më të mirë për The Reds.
Sipas medieve italiane, Juventus është gati të shpenzojë deri në 140 milionë euro për Salah.
28-vjeçari e njeh mjaftë mirë kampionatin italian, pasi ai më parë ka luajtur edhe për Fiorentinën dhe Romën.
Egjiptiani shihet si pasardhësi më i mirë i Cristiano Ronaldos në ‘Allianz Stadium’ dhe Juve e di se nëse do ta merrnin Salahun do t’i shtonin fitimet në shitjen e fanellave dhe gjërave të tjera, pasi egjiptiani ka miliona fansa në botë.
Gjithsesi për të arritur te Salah, Juventus duhet ta mposhtë konkurrencën e Real Madridit që gjithashtu duan transferimin e tij. /Telegrafi