K.R.U “Gjakova” njofton se po vazhdojnë punimet në rrjetin e Ujësjellësit në fshatin Cermjan.
Njoftimi i plotë:
Për shkak të rrjetit të vjetërsuar, terenit jo të përshtatshëm si dhe
defekteve të shpeshta që janë paraqitur në këtë zonë, intervenimi ishte i
domosdoshëm nga KRU “Gjakova”.
Me këtë rast po bëhet vendosja e gypit të ri Ø 63, 16 bar, duke stabilizuar
furnizimin dhe eleminimin e defekteve në fshatin Cermjan.