K.Veriore: Sanksionet mund të bllokojnë “rrugën drejt denuklearizimit”

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Korea Veriore ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se aplikimi i vazhdueshëm i sanksioneve mund të “bllokojë përgjithmonë rrugën drejt denuklearizimit të Gadishullit Korean”.

Në një deklaratë të publikuar më 16 dhjetor, Phenjani ka akuzuar zyrtarët amerikanë për vendosje të sanksioneve të bazuara në “motive të mëhershme” dhe ka pretenduar se Uashingtoni është i vendosur për të “kthyer sërish marrëdhëniet mes dy shteteve në nivelin e vitit të kaluar”.

Në deklaratë po ashtu është thënë se SHBA-ja duhet “ta kuptojë nga e kaluara se sanksionet dhe presioni nuk funksionojnë”.

Në një samit historik në mbajtur këtë vit në Singapor, presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri verikorean, Kim Jong Un kanë nënshkruar një deklaratë për denuklearizim, ndonëse është arritur shumë pak përparim.

Uashingtoni është zotuar për të vazhduar aplikimin e sanksioneve kundër verikoreanëve “derisa të verifikohet denuklearizim i plotë”.

Phenjani megjithatë është duke kërkuar lirim nga sanksionet amerikane dhe ato të Kombeve të Bashkuara, si dhe ka përshkruar presionin amerikan për çarmatim bërthamor “të llojit të gangsterëve”.

Më 10 dhjetor, Departamenti amerikan i Thesarit, ka vendosur sanksione të reja ndaj tre zyrtarëve verikoreanë, duke përfshirë një këshilltar të ngushtë të Kimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme