Pushimi nuk është vetëm një çlodhje kockash dhe një gjumë i mirë. Në fakt, janë plot 7 lloje pushimesh dhe besojmë se në këtë artikull do të gjesh atë që të duhet në këto momente.
PUSHIMI FIZIK
Ndodh kur ti e lejon veten të çlodhet krejtësisht, të marrësh një pauzë, të flesh, ose thjesht të rrish rehat dhe të mos bësh asgjë.
Shenjat që tregojnë se të duhet ky pushim:
PUSHIMI SHQISOR
Lidhet me stimulimet që merr nga mjedisi përreth, duke nisur që nga zhurmat e trafikut, deri tek ekspozimi ndaj lajmeve, TV dhe përdorimi i telefonit.
Shenjat që tregojnë se të duhet ky pushim:
PUSHIM MENDOR
Ndodh kur e lë trurin të pushojë nga puna, situatat stresuese, tematikat dhe njerëzit që të japin ankth.
Shenjat që tregojnë se të duhet ky pushim:
– Vështirësi në përqendrim
– Irritohesh lehtë
– Mendon shumë gjëra njëkohësisht
– Ndihesh i/e lodhur edhe pasi ke bërë një gjumë të mirë.
PUSHIMI SOCIAL
Ndodh kur gjen një balancë mes të qëndruarit pranë miqve dhe gjeturit kohë për veten.
Shenjat që tregojnë se të duhet ky pushim:
– Nuk argëtohesh më kur del me miqtë
– Dëgjon problemet e tyre, por nuk shprehesh për të tuat
– Irritohesh lehtësisht nga të tjerët
– Përton të përfshihesh në diskutime
PUSHIMI SHPIRTËROR
Ndodh kur ti i lë hapësirën e duhur vetes që të gjesh kuptimin në gjërat që bën.
Shenjat që tregojnë se të duhet ky pushim:
– Emocionet e tua ndihen intense
– Ndihesh paksa bosh
– Nuk merr kënaqësi nga gjërat që bën
– Je në dilemë të vazhdueshme për zgjedhjet që bën në jetë
PUSHIM KREATIV
Ndodh kur nuk i ushtron vetes presion për të përfunduar një projekt kreativ.
Shenjat që tregojnë se të duhet ky pushim:
PUSHIM EMOCIONAL
Ndodh kur ti merr një pauzë nga informacionet që merr vërdallë, të cilat ndikojnë në ndjesitë dhe mendimet e tua.
Shenjat që tregojnë se të duhet ky pushim: