Ka dërruar jetë ish-kryetari i Pejës, Aver Husaj

Prishtinë | 17 Maj 2024 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Sot në orët e para të mëngjesit, pas një sëmundjeje, ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare i burgosuri politik, në moshën 64 vjeçare Aver Bajram Husaj.

Gjatë viteve 1990-1999 Husaj ishte kryetar i komunës së Pejës i cili organizoi pushtetin lokal sipas kushtetutës së Kaçanikut.

Ndërkaq në periudhën e pas luftës e deri në vdekje ishte shef i kulturës pranë Drejtoratit për kulturë, rini e sport të komunës së Pejës si dhe njëkohësisht u mor me gazetari.

Të ngjashme