Aktori i famshëm dhe fitues i dy çmimeve Oscar, Anthony Hopkins ka një histori të pabesueshme me zjarret. Së fundi ai ka ndarë një mesazh prekës për të gjithë ata që janë goditur nga zjarret shkatërruese në Los Angelos. Në moshën 87-vjeçare, aktori humbi shtëpinë e tij në Pacific Palisades, një nga zonat më të goditura nga zjarret, të cilat kanë shkatërruar mijëra ndërtesa.
Duke postuar në Instagram për 5.4 milionë ndjekësit e tij, Anthony shkroi:
“Ndërsa përpiqemi të ringrihemi nga shkatërrimi i këtyre zjarreve, është e rëndësishme të kujtojmë se e vetmja gjë që marrim me vete është dashuria që japim.”
Zjarret në Kaliforni kanë vrarë dhjetëra njerëz, kanë shkatërruar komunitete dhe kanë detyruar mijëra të braktisin shtëpitë e tyre, duke përfshirë edhe disa nga personalitetet më të njohura të Hollywood-it.
Shtëpia e Hopkins në Pacific Palisades, e blerë në vitin 2021 për 6 milionë dollarë, u dogj plotësisht nga flakët. Fotot tregojnë mbetjet e djegura të rezidencës koloniale, ku një gardh i shkrumbuar është e vetmja gjurmë që ka mbetur nga prona e bukur.
Por kjo nuk është hera e parë që Hopkins përballet me fatkeqësi të tilla.
Në vitin 2018, shtëpia e tij në Woolsey të Georgia i shpëtoi për pak zjarrit, i cili shkatërroi pronën e fqinjit. Ndërsa më herët, në vitin 2000, ai humbi shtëpinë e tij në Londër nga një zjarr, por fatmirësisht vetë ndodhej në Los Angeles në atë kohë duke i shpëtuar një tragjedie të mundshme që mund t’i kushtonte jetën.
Pasi humbi gjithçka kishte në Los Angeles, Anthony Hopkins nuk e dramatizon.
Ai ndau edhe një moment reflektimi për jetën e tij, duke shënuar afro pesë dekada pa pirë alkool.
Në një postim në Instagram, ai kujtoi momentin kur vendosi të ndalojë pirjen e alkoolit në vitin 1975, duke shkruar: “Para 49 vitesh, ndalova së konsumuari alkool. Ishte vendimi që më ndryshoi jetën.”