Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka reaguar pas takimit në Bruksel të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vucic, takim në të cilin edhe zyrtarisht u pranua plani europian
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se në marrëveshjen e publikuar për të cilën janë pajtuar pala kosovare dhe ajo serbe nuk përmendet çështja e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
”Kryeministër i turpit, i rrenës, i mashtrimit… Në marrëvshjen e publikuar për të cilën janë pajtuar Kurti dhe Vuçiçi asnjë fjalë për zbardhjen e fatit të përsonave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Janë edhe 1639 persona të pagjetur në Kosovë, familjeve te të cilëve Albin Kurti duhet t’iu kërkojë falje, sepse manipulojë me vite me ndjenjat e tyre,” ka shkruar ai.
Postimi i plotë: