Kombëtarja e Italisë siç duket mund të marr pjesë në Kampionation Botëror edhe pas eliminimit nga Maqedonia e Veriut , pasi që ekziston mundësia që Irani të përjashtohet nga Kupa e Botës.
Irani ka mundësi të përjashtohet nga Kupa e Botës për arsye se rreth dy mijë gra iraniane nuk janë lejuar të futen në stadium për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës kundër Libanit, pavarësisht se kishin bileta.
Duke qenë se kjo është një shkelje e përsëritur, anëtari i Federatës së Futbollit iranian, Mehrdad Seradschi, vuri në dukje në Twitter se kishte dëgjuar “lajme shqetësuese nga FIFA dhe Konfederata e Futbollit Aziatik”, siç raporton gazeta italine, Sport Mediaset.
Nëse kjo do të ndodhte, teorikisht FIFA mund të promovonte në vend të tyre një vend me koeficientin më të lartë në renditjen botërore që nuk është kualifikuar për Kupën e Botës.
E kjo do të ishte kampionja aktuale e Europës, Italia e cila u mposht në gjysmëfinalet e play-offit nga Maqedonia e Veriut me rezultat 0-1.