Ka propagandë, nuk ka luftë kundër korrupsionit

Prishtinë | 30 Jan 2024 | 14:17 | Nga Hykmete Bajrami

Sot, Transparency International publikoi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2023. Sipas këtij raporti, Kosova është vlerësuar me 41 pikë, po aq sa ishte vlerësuar edhe në vitin 2022. Kosova vendin e 83-të në ranglistën botërore e ndan me Burkina Fason, Afrikën e Jugut dhe Vietnamin. Në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova është pas Malit të Zi që rënditet në vendin e 63, dhe pas Maqedonisë së Veriut që rënditet në vendin 76.

Nuk ka si me pasë vlerësim ndryshe kur në raportin e fundit për vendin të Komisionit Evropian (fq. 71-72) thuhet se vetëm në vitin e fundit janë lidhë 2140 kontrata pa publikim të tenderit dmth. me negocim të drejtëpërdrejtë/njëburimore.

Ka propagandë, nuk ka luftë kundër korrupsionit!

Të ngjashme