Ka shumë dëshirë të ketë fëmijë por ka frikë, Kendall Jenner zbulon arsyen

Prishtinë | 27 Tet 2023 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Ylli televiziv Kendall Jenner ka treguar së fundmi gjatë emisionit “The Kardashians”, se pse ka frikë të ketë fëmijë ndonëse ka shumë dëshirë.

Teksa foli për stresion që po përjeton çdo ditë, modelja ka treguar se është një nga arsyet shumë e fortë që ka frikë të ketë fëmijë.

“Kohët e fundit kam qenë shumë keq. Është një nga arsyet që kam shumë frikë të kem fëmijë. Sinqerisht, skenari më i keq që mund të mendoj është se do të përkeqësohem për pjesën tjetër të jetës sime. Sepse tani ndihem më keq se më parë, kam frikë se me kalimin e moshës do të përkeqësohet. Të gjithë mendojnë se për shkak se jam i famshëm, nuk kam probleme”, tha modelja.

Modelja thotë se e ka provuar këtë gjë me qenin e saj Pyro, për të cilin tregon se shfaq sjellje agresive, kur e ndjen që ajo ka ankth.

“Unë kam ankth dhe mendoj se ai ka ankth. Ndoshta unë jam problemi. Ndoshta ai ndjen ankthin tim? Unë mund të jem problemi.”- u shpreh ajo.

Kujtojmë që prej kohësh Kendall ka nisur një romancën me Bad Bunny.

Megjithëse lajmi nuk është konfirmuar akoma daljet e dyshes zbulojnë çdo gjë.

Të ngjashme