Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Prishtinë, ku një 32-vjeçar humbi jetën pas rrëzimit të një lisi në lagjen Pejton. Ndërsa gruaja që mbijetoi u dërgua në Qendrën Klinike Universitare për trajtim, për shkak të lëndimeve të rënda që kishte pësuar.
Mjeku kujdestar në Emergjencë, Ejup Govori bëri të ditur për Sinjalin se 30-vjeçarja kishte lëndime serioze në të gjitha pjesët e trupit, por është jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë, sot e lënduara është larguar nga QKUK me vete dëshirë, edhe pse gjendja e saj mbetet ende e rrezikuar, ku sipas mjekëve ajo mund të mbetet e paralizuar.
“Ka lëndime serioze, ka marrur lëndime në palcën kurrizore, ka të thyera unazat e shpinës, qafës, eshtra. Gjendja stabile, por pasojat mund të ndjehen më vonë sepse ka rrezik që të mbetet e paralizuar”, ka thënë mjeku Sami Bajçinca.
Ndryshe, përveç 30-vjeçares që u lëndua, një 32-vjeçar nga komuna e Podujevës, mbeti i vdekur pasi e zuri lisi në lagjen Pejton në Prishtinë, të ndjerit iu dha sot lamtumira e fundit.