Ka vdekur në aksident Ferhat Bejtullahu, profesor në UBT dhe kryearkitekt i kompanisë Tregtia

Prishtinë | 03 Dhj 2023 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Një aksident në trafik në rrugën “Bill Klinton” i shkaktoi lëndime të rënda këmbësorit që u godit nga vetura. 63-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe si pasojë ndërroi jetë në QKUK.

Mësohet se viktima është Ferhat Bejtullahu. I ndjeri ishte profesor universitar dhe ligjërues i arkitekturës në kolegjin UBT.

Bejtullahu, po ashtu, ka qenë kryearkitekt shumëvjeçar në kompaninë e ndërtimit “Tregtia”.

“Lajm shumë i rëndë për humbjen tragjike të profesorit Ferhat Bejtullahu, njeherësh kryearkitektit i kompanisë ‘Tregtia’.
Njeri shumë i këndshëm dhe profesionist i urbanizmit. Përgjatë 22 viteve punuam së bashku si dhe kishim shumë e shumë plane për të ardhmen. Do të kujtoj gjatë gjithë jetën. U prehsh ne paqe!”, ka shkruar Mërgim Prishtina, bashkëpronar i kompanisë “Tregtia”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është shoqëruar në stacion policor.

Të ngjashme