Kabashi kritikon Prokurorinë: Dëshmitarët shpesh kanë vuajtur shkaku i prokurorëve

Prishtinë | 14 Nën 2023 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Shefqet Kabashi, në dëshminë në rastin e ish-udhëheqësve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, ka kritikuar Prokurorinë e Gjykatës Speciale duke thënë se dëshmitarët shpesh kanë vuajtur shkaku i prokurorëve.

Paraprakisht, trupi gjykues e pranoi dëshminë e tij dhënë në prokurori lidhur me rastin Limaj si provë materiale. Kabashi ka thënë se ato që i ka thënë ishin të vërteta.

Kabashi është dënuar më herët për shpërfillje të gjykatës sa i përket dëshmisë së tij.

Të ngjashme