Në trevjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje, ministrat e kabinetit qeveritar janë ëmbëlsuar me çokollata kualitative italiane “Raffaello”, raporton Ekonomia Online.
Në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë, e cila ka përkuar me trevjetorin e “fitores së madhe”, sikur ka dëshirë ta quajë Vetëvendosje, çokollatat janë shpërndarë nga stafi i Zyrës së Kryeministrit.
14 shkurti gjithashtu përkon me Shën Valentinin dhe VV-ja kishte përdorur “Me zemër” si slogan të zgjedhjeve.