Kabineti i Presidentes Vjosa Osmani ka demantuar përpjekjet e pushtetit që po e akuzojnë atë se e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës me Dekretin për shpërndarë Kuvendin mwngjesin e hershwm tw sw premtws e ku e bwri tw ditur nw konferencwn e thirrur nw ora 08:00.
Disa anëtare të kabinetit kanë filluar të publikojnë një video të ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili me 25 dhjetor të vitit që shkoi thoshte: “Nëse deri më 4 mars nuk zgjidhet Presidenti, Kuvendi duhet të shpërndahet”.
Zyrtarët e VV-së deklaronin kështu deri në ditën e djeshme. Dje dhe sot pushteti ka filluar të ndryshoj fjalët.
Tash, po thonë që duhet të pritet 60 ditët afat për ta shpërndarë Kuvendin.
Këshilltaret e Osmanit, Egnesa Vitia dhe Donika Kadaj-Bujupi e kanë publikuar këtë video, kurse Shefja e Stafit, Learta Hollaj e ka bërë “share”.
