Policia e Kosovës nuk ka arritur ta dërgoj në vuajtje të dënimit F.D. person të dënuar nga gjykata për pjesëmarrjen në luftën në Siri.
Kallxo.com mëson se gjatë të mërkurës njësitë e policisë në Kaçanik kishin ndërmarrë një aksion për arrestimin e të kërkuarit në një vend publik në këtë qytet. Personi në fjalë i lokalizuar ka arritur ti ikën policisë pa therë në këmbë.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë Agim Gashi.
“Policia kane pas informatën për vendndodhjen e të kërkuarit F.D., por nuk kane arritur ta kapin. I njëjti është në kërkim nga policia” ka thënë Agim Gashi zëdhënës i policisë për regjionin e Ferizajt.
Sipas ligjit në momentet kur gjykimet janë të plotfuqishëm policia dërgon në vuajtje të dënimit personat e shpallur të pafajshëm.