Një person 45-vjeçar me inicialet B.L., është arrestuar në orët e vona të së shtunës në Kaçanik, pasi në gjendje të dehur nisi të pengojë zyrtarët policorë, teksa këta të fundit po ia shqiptonin një gjobë për këndërvajtje.
“Gjatë kontrollimit të dokumenteve të personit dhe automjetit, shoferi në gjendje të dehur nisë ti pengojë zyrtarët policor, tek po i shqiptonin një gjobë kundërvajtëse. Edhe pas shumë përpjekjeve, urdhrave verbale të policisë, i njëjti nuk përfill urdhrat e policisë dhe i pengon ata në kryerje të detyrave”, thuhet në komunikatën e policisë, transmeton Klankosova.tv.
Personi më pas është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.