Sot, në orën 12:50 në fshatin Gërlic e Epërme të Kaçanikut, policët e stacionit në Kaçanik kanë ndaluar e më pas kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, A.P. i moshës 30 vjeçare.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale “Kanosje dhe Dhunë në familje” me dënim burgimi tetë muaj e gjysmë, raporton Klan Kosova.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.