Kaçanik- Gruaja e raporton burrin për maltretimin e vazhdueshëm

Prishtinë | 03 Pri 2024 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Një rast i dhunës është denoncuar nga një grua në Kaçanik.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rasti është denoncuar nga viktima, e cila e ka raportuar bashkëshortin për dhunën psikike të vazhdueshme që ka ushtruar ndaj saj.

Rasti i fundit dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje mes tyre, ku i dyshuari i ka bërë presion gruas së tij, e cila u detyrua ta raportojë në Polici.

Sipas të njëjtave burime, mes tjerash, gruaja ka deklaruar se bashkëshorti i saj edhe e ka sulmuar fizikisht para disa ditësh.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin, ndërsa i është konfiskuar edhe një armë.

Të ngjashme