Kaçanik: Qëllon qenin e fshatarit, procedohet penalisht 27-vjeçari

Prishtinë | 29 Nën 2025 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kaçanikut ka njoftuar se më 29 nëntor 2025, rreth orës 13:30, ka marrë një raportim nga një banor i fshatit Doganaj, i cili kishte deklaruar se qeni i tij ishte qëlluar me armë zjarri nga një 27-vjeçar, R.S., dhe si pasojë kishte ngordhur.

Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja të pistoletës së përdorur. I dyshuari është vetëdorëzuar më pas në stacionin policor, duke dorëzuar armën e zjarrit dhe nëntë fishekë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij janë iniciuar tri vepra penale: Armëmbajtje pa leje, Përdorim i armës së zjarrit dhe Keqtrajtim i kafshëve. Pas marrjes në pyetje, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme