Kaçanik: Vdes veterani i UÇK-së, dyshohet se pësoi atak kardiak

Prishtinë | 29 Jan 2023 | 22:29 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në familjen Krasniqi nga Kaçaniku, ku humbi jeten familjari i tyre, veterani i UÇK-së, Ramush Krasniqi. Ai u dërgua në spital pa shenja jetë, me ç’rast ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e tij.

Sinjali mëson se Ramush Krasniqi, 44-vjeçar vdiq papritmas derisa ishte me një familjar të tij duke punuar me dru dhe dyshohet se ka pësuar atak kardiak.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ku kanë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe janë marrë deklaratat e disa familjarëve të të ndjerit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjes për të vazhduar me ceremoninë e varrimit.

Të ngjashme