Largimi i qytetarëve të Kosovës nga vendi për në Evropë do të ndikojë në rritjen e çmimeve esenciale në vend.
Selatin Kaçaniku nga “Konsumatori” ka thënë për Front Online se me uljen e kërkesave, shpenzimet e prodhuesve dhe tregtarëve do të rritën.
“Me uljen e numrit të popullatës, ulet edhe numri i kërkesave dhe vetëvetiu shpenzimet fikse të prodhuesve dhe tregtarëve do të rriten. Rritjen e kostos së shpenzimeve ata duhet ta nxjerrin diku përveç se të rriten çmimet e produkteve”.
“Meqë ne importojmë mbi 90% ne nuk kemi shans që të ulim çmimet, sepse bazën e kemi të lartë nga importi, ndërsa kërkesën e kemi më të vogël. Çmimet dita-ditës do të rritën”, tha Kaçaniku.