Stilisti i njohur kosovar, Kaci Lleshi, ka ardhur me fjalë të mëdha pak pas aderimit të tij në partine AAK të Ramush Haradinajt.
Kaci ka thënë se Ramush Haradinaj nuk mundet mu marrë me secilin individ, madje ai thotë se as Zoti nuk mundet mu marrë me çdo njeri.
Ai po thotë secili duhet të punojë se të gjithë kanë duar dhe këmbë dhe janë të aftë të punojnë.
“Ramush Haradinaj nuk mundet me u marrë me secilin individ, se unë mendoj se as Zoti s’mundet mu marrë me çdo njeri; gjithkush duhet me i grah vetë punës. Këmbë dhe fuar kemi, të aftë jemi sa me ditë me hec e me fol. Unë krejt i kam ba vet, ne kemi ba për Kosovë shumë për familje, as unë as familja s’kemi nga mas karrikës”, tha Kaci.
Kaci po ashtu po thotë e Kosova kurrë ma mirë nuk ka qenë si tani.
“Kosova kurrë ma mirë s’u kanë si shtet i pasluftës”, tha Kaci.