Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka ftuar autoritetet që të fillojnë hetimet për të gjetur nëse kanë pasur ndikim për punësimin e anëtarëve të familjes në Telekom, apo nëse punësimi i tyre përbën konflikt interesi, raporton Ekonomia Online.
“Është fol vazhdimisht dhe është personalizuar shumë çështja e punësimeve. Po bre katër-pesë anëtarë të familjarëve tonë janë punësuar. Janë punësuar, le të fillon prokuroria hetimet, nëse kemi pasur ndonjë ndikim. Ose pozitat e tyre janë konflikt interesi. Edhe ne kemi emra për të gjitha partitë, për të gjithë deputetët, për të gjithë ata që sot po e ngrisin gishtin. Kur të vendosim me luftu nepotizmin kemi me fillu prej fillimit, prej 2008, 2007 e më vonë e më herët”, tha ajo.
Bilall Sherifi në emër të Nismas tha se duhet ta kenë të qartë se çfarë po duan të bëjnë me Telekomin.
“Duhet të konstatojmë a duam një ndërmarrje publike dhe duhet të marrim hapat e duhur që shpëtojnë Telekomin. Nëse nuk mund të merremi vesh për të kaluarën nuk mund të bëhemi as për të tashmen”, tha Sherifi.