Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion ku është diskutuar për Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka propozuar që të futet një amendament i rij, për masa preferenciale për prodhuesit vendor.
Ajo ka thënë se këtë propozim e bënë edhe në emër të kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani dhe deputetes Mimoza Kusari-Lila.
“Sektori i prodhimit vendor është goditur rend nga pandemia dhe kërkohen masa preferenciale qofte edhe përmes klauzolës kalimtare për ta kaluar këtë gjendje te jashtëzakonshme
Andaj me qellim te lehtësimit, bashke me kryetaren e kuvendit Vjosa Osmani dhe deputeten Mimoza Kusari-Lila dorëzojmë këtë amendament”, tha ajo.
Propozimi i saj është përkrahur nga kryesuesi i Komisionit Shkemb Manaj.
Në mungesë kuorumi Komisioni ka dështuar të votojë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.