Donika Kadaj-Bujupi ka uruar të gjithë besimtarët e fesë Islame me rastin e fillimit të Muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në një postim në Facebook, Kadaj-Bujupi u ka uruar besimtarëve agjerim të lehtë duke përzgjedhur një thënie të Profetit Muhamed, përcjell Gazeta Blic.
Postimi i plotë:
Te dashur miq të besimit Islam,
Duke ju dëshiruar agjërim të lehtë, muajin e bekuar të Ramazanit ju uroj me këtë thënie të Profetit Muhamed:
“Kush prej jush agjëron, atëherë le të agjërojnë edhe veshët, sytë, dhe gjuha jote nga gënjeshtra e gjërat e tjera të ndaluara. Largohu nga dëmtimi i fqiut. Në ty le të vërehet agjërimi, dhe dita e agjërimit tënd të mos jetë si dita kur nuk agjëron.”