Kadetët e Forcës së Sigurisë e kanë përfunduar suksesshëm marshimin prej 12.8 kilometrave, që u zhvillua në rrethinën e Liqenit të Batllavës, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, është shprehur krenar për suksesin dhe shpirtin e tyre të palëkundur.
Ai ka thënë se ata treguan disiplinë dhe vendosmëri, ndonëse kushtet atmosferike ishin të rënda dhe temperaturat ishin të ulëta.
“Me disiplinë, vendosmëri dhe një frymë të fortë bashkëpunimi, ata dëshmuan edhe një herë përgatitjen dhe përkushtimin e udhëheqësve tanë të ardhshëm ushtarak”, ka shkruar Maqedonci.