Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, është ftuar nga Gjykata Speciale, raporton Ekonomia Online.
Lajmin e ka bërë të ditur ai derisa ka treguar se intervistimi do të bëhet në javën e parë të muajit nëntor.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar bashkëluftëtar, miq dhe familjar,
Për hirë të informimit të drejtë ju njoftoj se , kam pranuar ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë .
Ky intervistim do të bëhet në javën e parë të muajit Nëntor/2019.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e Shenjët dhe do mbetet e tillë .
Edhe në ketë rast do të dalim faqebardhë !
Zoti e bekoftë Kosovën!