Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vendosur të bëjë fushatë në rrugën kryesore të Ferizajt.
I shoqëruar nga nënkryetari Memli Krasniqi, e sapoaderuara Arbana Xharra dhe kryetarja e Rinisë Demokratike, Shpresa Rama, lideri i PDK-së ka bashkëbiseduar me të rinj në një “skenë” të improvizuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.
“Sot po ndihem i ri. Ju jeni forca motorike dhe garanci e fitores së fuqishme të PDK-së më 11 qershor”, iu drejtua Veseli, të rinjve ferizajas.
Memli Krasniqi u shpreh se ndihet i frymëzuar kur sheh entuziazmin e të rinjve ferizajas për Fillimin e Ri.
Ai tha se për rininë do të ketë angazhim të veçantë në katër vjetët e qeverisjes së Fillimit të Ri.
Veseli: Është koha për një Fillim të Ri për të rinjtë
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar qindra të rinj në qytetin e Ferizajt.
Ai ka thënë se është koha për një Fillim të Ri, me punë në bujqësi, prodhim, teknologji për të rinjtë tanë.
“Është koha për një Fillim të Ri për të rinjtë tanë. Një Fillim të Ri me punë në bujqësi dhe në prodhim për të rinjtë tanë të mrekullueshëm që i takova sot në Ferizaj dhe anekënd Kosovës. #FillimiRi nënkupton zhvillimin e teknologjisë dhe përkrahjen e trajnimeve për punësimin e të rinjve”, ka thënë Veseli.
Lideri i PDK-së në Ferizaj ishte i shoqëruar edhe nga nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe nga Arbana Xharra, anëtarja e re e kësaj partie.
Fotot: Ekonomia Online