Blerand Stavileci do të jetë shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Stavileci e ka konfirmuar për Ekonomia Online se do të udhëheqë kabinetin e kreut të Kuvendit.
“Do të jem shef i kabinetit të kryetarit Veseli”, ka thënë ai pa dhënë më shumë detaje.
Stavileci është emëruar në këtë post, duke zëvendësuar Uran Ismailin, i cili tash është ministër i Shëndetësisë.
Stavileci të enjten bashkë me Veselin janë takuar me Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesen e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, për të diskutuar për prioritet e shtetit të Kosovës në fushën e integrimeve evropiane.
Blerand Stavileci ka qenë ministër i Zhvillimit Ekonomik (MZhE) në mandatin e kaluar. Në prill të vitit 2010 deri në vitin 2014 ai ishte ministër i Bujqësisë.
Stavileci është edhe president i Klubit Basketbollistik “Prishtina”. Ai është edhe zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).