Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në 29-vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, ka thënë se ata ishin pushkët e para të lirisë, paraardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sot janë bërë 29 vjet nga rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, por dhembja dhe krenaria për ta, jetojnë me ne. Jemi krenarë të gjithë ne që kemi pasur rastin t’i njohim personalisht. Ata ishin pushkët e para të lirisë, paraardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk do të harrojmë asnjëherë sakrificën dhe kontributin e tyre për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.