Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot Komunën e Kamenicës, për të parë nga afër punën e institucioneve lokale në përballje me pandeminë Covid-19.
Kreu i PDK-së takoi kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati, nga i cili u informua për sfidat që ka pushteti lokal në përballje me pandeminë dhe pasojat të cilat kanë nisur të vërehen në sektorin privat.
Veseli ka vizituar edhe Qendrën e Zjarrfikësve të Komunës së Kamenicës, të cilët i falënderoi për punën e pandërprerë gjatë kësaj kohe të pandemisë.
Kreu i PDK-së ka vizituar edhe ndërmarrësin Granit Berisha në fshatin Koretin të kësaj komune, i cili kultivon bimë dekorative.