Kadrijaj: AAK-ja do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për takim te presidentja

Prishtinë | 01 Kor 2025 | 12:52 | Nga Gzim Mujaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, konfirmoi se AAK-ja do të marrë pjesë në takim in e partive politike të thirruar nga presidentja Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.

Ajo kërkoi që presidentja të ketë rol më aktiv.

“Tash e lexova që ka ardhur ftesa për liderët e partive politike për takim me presidenten. Duhet të marrë rol më shumë presidentja, por duhet të jetë tepër e qartë dhe e saktë, sepse ne po e shohim që VV po e interpreton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese ashtu siç do vetë. Po, do t’i përgjigjemi ftesës”, tha Kadrijaj.

Të ngjashme