Kadrijaj: AAK-ja ka kërkuar nga opozita bashkëpunim për të rrëzuar Kurtin

Prishtinë | 11 Qer 2024 | 08:48 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mosdakordimi i partive opozitare për shpërbërje të parakohshme të Kuvendit nuk ka të bëjë me ndonjë krizë mes partive opozitare. Kështu thotë deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj në një prononcim për Ekonomia Online.

Deputetja e AAK-së, tha se ka mohuar përçarjen ndërmjet opozitës, ndonëse pranon se nuk kanë pajtueshmëri ndërmjet vete.  

Kadrijaj deklaroi se qëndrimet e AAK-së, sa i përket zgjedhjeve kanë qenë publike dhe kjo parti ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë dhe jo shpërbërje të Kuvendit.

“Nuk ka ndonjë krizë, ne jemi tri parti politike mundemi mos me u pajtu për ndonjë çështje, për shkak se nuk jemi në ndonjë parti politike dhe as nuk jemi në një koalicion. Ju e dini që edhe si parti opozitare për shkak të mos bllokimit të punës së Kuvendit të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare i kemi votuar ajo se çka është e keqe është qeveria është Albin Kurti dhe kjo qeveri ata që i kanë sjell dëme vendit janë qeveria Kurti dhe ata duhet të shkojnë në shtëpi”, tha deputetja.

Ajo se çfarë kanë kërkuar si parti është rënia e Qeverisë, me formimin e një siç e quan Kadrijaj boshtin opozitar.

“Ajo që kemi kërku ne si Aleancë, kemi kërku ta krijojmë boshtin opozitar që në të ardhmen ndoshta ky boshti opozitar, partitë e sotme opozitare të jenë në qeveri të mos ia zgjasim jetën kësaj qeverie të keqe”, tha deputetja për Ekonomia Online.

Ndryshe, opozita tashmë në një mënyrë ka hequr dorë nga shpërbërja e Kuvendit që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme për faktin se nuk i ka numrat.  

Të ngjashme