Kadrijaj: VV po e pengon konstituimin e Kuvendit

Prishtinë | 17 Pri 2025 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, tha se pozita po e pengon konstituimin e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

“Nuk ka pasur nevojë, sepse një raport i tille ka ardhur në seancë dhe me shumicë votash është votuar. Kemi pritur qe seanca të vazhdojë në pikën që ka ngelur. Ne pritëm që të ketë votim dhe të konstatojë sa deputet janë prezentë dhe pas numërimit të tregojë që po e mbyllin seancën dhe seanca tjetër të jetë pas 48 orëve që nuk është ligjore”, tha Kadrijaj.

Ajo tha se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, në takimin konsultativ kërkoi që të ‘‘formohet ndoshta edhe një si komision tjetër ad hoc, gjë që është kundërshtuar.

Kadrijaj tha se komisioni e ka kryer punën e tij dhe se sot është dashur që seanca të vazhdojë aty ku ka mbetur herën e fundit.

 “Nga kryesuesi u kërkua që të formohet ndoshta edhe një komision tjetër ad hoc, gjë që e kundërshtuam, për shkak se ka qenë një komision ad hoc, komisioni e ka kryer punën e tij. Sot është dashur të vazhdojë aty ku kemi ngelur. Kaq kanë të drejtë, kaq është dashur të bëhet dhe jo të thirren konsulta dhe të kërkohet të formohet një komision i ri. Qëndrimet i kemi të njëjta, kjo qeveri ka bërë shkelje, po vazhdon të shkelë kushtetutën’’, tha Kadrijaj.

Të ngjashme