Kadrijaj: Detyrë e VV-së të sigurojë 61 vota për kryeparlamentar, partitë e tjera s’e kanë obligim të votojnë

Prishtinë | 09 Qer 2025 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, pas dështimit të vazhdimit të 29-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës akuzoi Vetëvendosjen për uzurpimin e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se kjo qeveri nuk ka siguruar shumicën e thjeshtë për kalimin e kryeparlamentarit, duke e bërë kështu të vështirë funksionimin e institucioneve të Kosovës.

“Detyrë e kësaj qeverie është të sigurojë 61 vota dhe të votohet kryeparlamentari, dhe në asnjë formë nuk kanë obligim partitë e tjera të votojnë për një kryeparlamentar që nuk ka bërë ndonjë koalicion ose marrëveshje”, tha ajo.

Të ngjashme