Kadrijaj: Kroacia është model se si trajtohen kategoritë e luftës

Prishtinë | 30 Nën 2023 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Deputetë të Kuvendit të Kosovës po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kroaci. Ata sot kanë vizituar Ambasadën e Kosovës në këtë shtet mik ku kanë takuar pjesëtarë të diasporës që jetojnë në Kroaci.

Kështu ka bërë të ditur deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj përmes një postimi në Facebook.

“Në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci, sot në Ambasadën e Republikës së Kosovës u takuam me pjesëtarë të diasporës të cilët jetojnë në Kroaci. Në këtë takim i pranishëm ishte z. Esat Çollaku kryetar i Unionit Shqiptar, z. Tomë Kaçinari, kryetar i Veteranëve të Shqiptarëve në Kroaci, zyrtarë të ambasadës si dhe pjesëtarë të diasporës”, ka thënë Kadrijaj.

Kadrijaj ka shtuar se Kroacia është model se si trajtohen kategoritë e luftës.

“Në këtë takim u njoftova lidhur me aktivitetet që i zhvillon Unioni Shqiptar në Kroaci si dhe për të drejtat që i gëzojnë veteranët në Kroaci. Kroacia është model se si trajtohen kategoritë e luftës”, ka përfunduar ajo.

Të ngjashme